Tuesday, January 7, 2014

'Jeni Xhamia', simbolet e dyshimta kishtare pikturohen në të (FOTO)

Gërmimet prej vitesh nën dyshemenë e “Jeni Xhamisë” dhe lokalitetin për rreth e kanë shndërruar atë në një gërmadhë artefaktesh, për të cilët Myftinia e Manastirit, thotë se janë të dyshimta me qëllim për të krijuar një lokalitet arkeologjik dhe galeri muzeale me afreske dhe simbole kishtare brenda “Jeni Xhamisë”.
Një Xhami me minare të ngritur prej kohës osmanlive, tani nga brenda do të ketë një pamje të re me piktura kishtare, duke u bazuar në legjendat e shpikura se “Jeni Xhamia” është ngritur mbi themelet një kishe me emrin "Shën Gjorgji".
Myftinia e Manastirit ka ngritur sërish zërin kundër konservimit të “Jeni Xhamisë”  në Manastiri nga ana e Ministrisë së Kulturës, e cila pretendon se xhamia është ngritur mbi themelet e kishës “Shën Gjergji”.

Myftiu i Manastirit Pllumb Veliu thotë, këtë mundësi për ta bërë konservimin e “Jeni Xhamisë”, duke vendosur simbole kishtare dhe duke e shndërruar në kishë, ua dha deputeti i tanishëm i BDI-së, Bexhihudin Shehapi, i cili me parë ishte drejtor i Institutit Shtetërorë për Konservimin e Monumenteve.
Sipas Myftiut, gërmimet arkeologjike në “Jen Xhami" kanë filluar që nga viti 2001 dhe kanë vazhduar deri më vitin 2013 dhe Mbytinia nuk ka pasur qasje në këto gërmime që janë bërë.

“Jeni Xhamia është plotësisht e gërmuar dhe brenda këtyre 12 viteve të gërmimit ata kanë pasur mundësi që nga jashtë të mbartin material të ndryshme apo arte fakte dhe duke thënë se kanë gjetur një ikonë kishtare që I takon Shën Gjorgjit,  gjë që nuk është e vërtetë”,  thotë për Portalb, Myftiu Pllumb Veliu.
Pllumb Veliu, thotë se jemi ankuar në instancat gjyqësore të vendit, por nuk kemi marrë ndonjë vendim që është i bazuar në ligjin dhe argumentet, por  vendim që bazohet në vullnetin politik të shtetit.

“Këtë e vërteton edhe Bexhihudin Shehapi në periudhën 2010-2012, para zgjedhjeve po ashtu, kur në programet vjetore të Ministrisë së Kulturës, në disa pika shihet se shteti ndan para për ti bërë afresket në muret e brendshme te kishës “Shën Gjorgji – Jeni  Xhami”, thotë për Portalb, Myftiu Pllumb Veliu.

Pëllumb Veli, thotë se atëherë Bexhahudin Shehabi  lejon që të zyrtarizohet ndërrimi i emrit nga “Jeni Xhami" në “Shën Gjorgji”.  Sipas tij ky përsonë është fajtorë sepse ka qenë drejtorë i Qendrës Nacionale për Konservim.

Tags:

0 Responses to “'Jeni Xhamia', simbolet e dyshimta kishtare pikturohen në të (FOTO)”

Post a Comment

Subscribe

Abonohu qe me te rejat n kete faqe t ju vijn n email adresen tuaj.

© 2013 Feja Islame. All rights reserved.
Designed by SpicyTricks